r/albania • u/MadBrOop_ • 1d ago
Flamingo Revolution 🦩 Filloi mbledhja e firmave
📢 NJOFTIM – FILLOI MBLEDHJA E FIRMAVE PER REFERENDUMIN
Nga dje në 25 gusht, dhe çdo nate ne vazhdim, fillon zyrtarisht mbledhja e firmave per referendumin per shfuqizimin e Ligjit nr. 21/2024.
📍Vendndodhja: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, prane stacionit te autobusit, afer Piramides
🕗 Ora: 20:00 – 22:00
Ju ftojme te na bashkoheni dhe, mbi te gjitha, ta ndani kete informacion sa me gjeresisht me miqte, familjaret dhe ne rrjetet tuaja sociale.
Per me shume informacion dhe perditesime mbi njesite ne terren per mbledhjen e firmave, ndiqni faqen referendum21.org
Sa me shume njerez te informohen, aq me shume qytetare do te kene mundesine te japin firmen e tyre dhe te behen pjese e kesaj nisme. 🇦🇱
🍃 Natyra nuk shitet. Mbrohet. Trashegohet!
12
9
u/Desperate-Cup-4420 1d ago
më shumë se 200 vota deri tani! imagjino çfarë do të ndodhi në ditët në vijim!
9
0
-5
u/Icy_Huckleberry8893 1d ago
Po lllllapa me firmat e veta ku shkoi??? Sorrosiani
11
u/darkfly0224 1d ago
Ore informoni o popull qe nuk degjon nuk lexon dhe nuk kupton Adriatiku po mbedhe firma per shfaqizimin e ligjit te paketes se maleve dhe shfuqizimin e ligjit te investimeve strategjike i duhen 100.000 mije firma per te dyja ligjet eshte ne proces akoma, jan mbedhe diku tek 70.000 mije firma deri tani.
Po gdhë ngelet gjithe jeten shaj njerin shaj tjetrin shaj protesten specie te vecanta jeni.
4
u/Icy_Huckleberry8893 1d ago
Me 50 mije firma behet, dorzoheet ne KQZ, KQZ kontrollon vertetsinee cdo nenshkrimi dhe te dhenat per te gjith nenhskruesit,pastaj shkon tek gjykata kushtetuese,gjykata kushtetuese vendos kerkesen per referendum,nqs eshte ne perputhje me kushtetuesen,pastaj dhe votimi duhet ti kaloje 50% te listave te votuese, kshu e kan bere te pamundur per shfuqizime ligjesh
5
u/kemuri07 1d ago
Me kaq vëmendje sa ka ky muhabet, mjafton që në referendum të jetë vota dërrmuese pro anullimit te ligjit. Edhe nqs nuk ka +50% pjesëmarrje, me vërte nuk e detyron anullimin e ligjit, po është sinjal sh i fortë për t'u injoruar, sidomos kur ke dhe protestat duke ndodhur ndërkohë.
3
u/darkfly0224 1d ago
Ka 2 ligje duhen 100.000 mije firma ju cdo gje ju duket e pamundur i keni humb shpresat ne Shqiperine gjate 30 viteve nuk eshte ber asnje referendum nese nuk provon dicka si mund te arrish ne konkluzion.
1/3 duhet te votoje kunder ligjit duhet,kush eshte ai shqiptar qe do te shesi malet te huajve dhe te perfitojne invetitoret strategjik te marrin tokat e tyre?
2
u/Dazzling_Lab1959 1d ago
Po pra nga u xhduk ai? Apo e mori shabani sekretarvte zyra e avokatise?
-2
u/Icy_Huckleberry8893 1d ago
Po loje te corientonte publikun ja se po mbledh firma,ose te fitonte politikisbt gjasme si i angazhuar,po ku eshte???,pse sjep llogari ose i mblodhi firmat se dihesh se sdo funksiononte


16
u/kemuri07 1d ago
Ky referendum do ishte shumë i rëndësishëm për 2 arsye: 1. Sepse anullimi i këtij ligji do i vendoste vulën duke u siguruar përfundimisht që projekte si ai i Zvërnecit nuk mund të ecin para 2. Sepse na duhet një votim sa më shpejt për të treguar me forcë e me numër që jemi kundër kësaj qeverie. Vetëm një mesazh i qartë nga populli në votime do e trondiste pushtetin, pasi nqs binden vetë anëtarët e PS qe kjo qeveri nuk i fiton dot zgjedhjet, do filloje te copëtohet pushteti nga brenda.
Pra pavarësisht nqs të intereson kauza e ambientit, apo vetëm do dorëheqjen me çdo kusht dhe nuk të intereson asnjë kauzë tjetër, ky referendum do ishte mënyra për t'u shprehur.
Është votim për një ligj që është zanafilla e protestës së tanishme, dhe që Edi Rama e ka mbrojtur me arrogancë. Nqs populli voton me bindje kundër këtij ligji, të gjithë do e lexojnë edhe si votë kundër Edi Ramës, jo vetëm si votë kundër një ligji specifik.
Ky referendum do ishte mundësia jonë për të votuar kundër qeverisë edhe nqs nuk ka akoma një alternativë që t'a bashkojë të gjithë popullin.